• сабота, 16 мај 2026

Së paku gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në sulmet ruse ndaj dy rajoneve ukrainase

Së paku gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në sulmet ruse ndaj dy rajoneve ukrainase

Kiev, 5 maj 2026 (MIA) - Në sulmet ruse ndaj dy rajoneve në Ukrainë jetën e humbën së paku gjashtë persona, mes të cilëve edhe shpëtimtarë, ndërsa dhjetëra janë plagosur, kumtuan autoritetet.

Presidenti Volodimir Zelenski e dënoi "cinizmin absolut" të Moskës në prag të armëpushimit të paralajmëruar lidhur me shënimin e fitores në vitin 1945.

Në rajonin Poltavsk jetën e humbën pesë persona, mes të cilëve tre të punësuar në një kompani gazi dhe dy shpëtimtarë, ndërsa 37 perosna janë plagosur, deklaroi udhëheqësi rajonal, Vitlaij Dijakivniç. Në rajonin e Harkovit jetën e humbi një person, ndërsa dy janë plagosur, kumtoi prokuroria. Edhe dy persona janë plagosur në vetë qytetin Harkov, gjatë sulmit me dron, informoi guvernatori rajonal, Oleg Sinegubov.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore energjetike "Naftogaz", Sergej Korecki, deklaroi se janë goditur objekte gazi në rajonet Poltavsk dhe Harkov. Ai konfirmoi se jetën e humbën tre të punësuar dhe dy shpëtimtarë, duke shtuar se bëhet fjalë për sulm të kombinaur me dronë dhe raketa balistike, me ç'rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ndërprerje të prodhimit.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia gjatë natës ka lansuar 11 raketa balistike dhe 164 dronë, prej të cilave janë hasur një raketë dhe 149 fluturake pa pilot. Tetë raketa dhe 14 dronë kanë goditur 14 objekte, përderisa dy raketa nuk i kanë arritur caqet.

"Është cinizëm absolut të kërkohet ndërprerje e zjarrit për shkak të shënimeve propaganduese, përderisa çdo ditë kryhen sulme të këtilla", deklaroi Zelenski. Ukraina shpalli armëpushim nga e mërkura, dy ditë para ndërprerjes së zjarrittë paralajmëruar nga Moska me rastin e shënimit të fundit të Luftës së Dytë Botërore. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан