• сабота, 16 мај 2026

Sulmuesi në darkën e organizuar nga Shtëpia e Bardhë akuzohet për tentim për atentat ndaj Trampit

Sulmuesi në darkën e organizuar nga Shtëpia e Bardhë akuzohet për tentim për atentat ndaj Trampit

Uashington, 28 prill 2026 (MIA) - Sulmuesi, i cili të dielën tentoi të hyjë në darkën e korrespondentëve nga Shtëpia e Bardhë, u akuzua për tentim për atentat ndaj presidentit Donald Tramp, kumtoi Ministria amerikane e Drejtësisë.

I dyshuari, 31-vjeçari Kol Tomas Alen nga Kalifornia, po ballafaqohet edhe me dy akuza federale - përdorimin e armës së zjarrit gjatë kryerjes së veprës së dhunshme penale dhe transport të armës dhe municionit përmes kufijve shtetërorë, me qëllim të kryerjes së veprës së rëndë penale.

Nëse dënohet, Alen mund të ballafaqohet me dënim të përjetshëm me burg.

"Ai tentoi ta vrasë presidentin e SHBA-së, Donald Xh. Tramp", deklaroi prokurorja Xhoselin Balantin.

Ushtruesi i detyrës prokuror shtetëror, Tod Blansh, kumtoi se i dyshuari e ka quajtur "tradhtar" presidentin Tramp në porositë elektronike, të cilat u ka dërguar familjarëve pak para incidentit.

"Nuk ka vend për dhunë në jetën e qytetarëve. Nuk mund dhe nuk do të shfrytëzohet për pengimin e institucioneve demokratike, e sigurisht nuk mund të vazhdojë të shfrytëzohet kundër presidentit të SHBA-së", deklaroi Blansh. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан