• четврток, 02 април 2026

Sulmues të armatosur vranë 73 persona në një minierë për ari në Sudanin e Jugut

Sulmues të armatosur vranë 73 persona në një minierë për ari në Sudanin e Jugut

Xhuba, 31 mars 2026 (MIA) - Sulmues të armatosur kanë vrarë 73 persona në një minierë ari në Sudanin e Jugut, kumtuan dje përfaqësuesit qeveritarë, në një dhunë të lidhur me një mosmarrëveshje rreth nxjerrjes së arit. 

Sulmet ndodhën të shtunën në afërsi rë Xhebel Irakut në shtetin jugor të Ekuatorisë Qendrore, deklaroi zëvendëskryetari Xhejms Vani Iga. Të paktën 25 të tjerë u plagosën, ndërsa disa u larguan nga vendi i ngjarjes. Autoritetet paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa kërkimi për personat e zhdukur vazhdon.

Mbetet e paqartë se cili grup është përgjegjës për sulmin. Zëvendëspresidenti tha se do të nisë një hetim zyrtar dhe do të forcohen masat e sigurisë në vendet e minierave dhe qendrat tregtare.

Çarls Madut, guvernatori i shtetit Bar el Gazal në veriperëndim të vendit, e dënoi sulmin, duke e përshkruar dhunën kundër civilëve të pafajshëm si të papranueshme dhe duke thënë se autorët duhet të nxirren para drejtësisë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан