• сабота, 16 мај 2026

Sulmohet një anije franceze në Ngushticën e Hormuzit, ka të plagosur

Sulmohet një anije franceze në Ngushticën e Hormuzit, ka të plagosur

Paris, 6 maj 2026 (MIA) - Kompania franceze e anijeve "CMA CGM" (CMA CGM) njoftoi se njëra nga anijet e saj "San Antonio", u sulmua gjatë kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke rezultuar në lëndime të anëtarëve të ekuipazhit dhe dëme materiale.

Nga kompania njoftuan se incidenti ndodhi mbrëmë, duke shtuar se marinarët e plagosur janë evakuuar dhe po marrin ndihmë mjekësore, pa dhënë detaje shtesë për gjendjen e tyre.

Sipas të dhënave për lundrimin, anija "San Antonio", e cila lundron nën flamurin e Maltës, ishte rrugës drejt portit Mundra në Indi.

Nga "CMA CGM" kujtojnë se muajin e kaluar edhe një anije e tyre ishte objektiv i të shtënave paralajmëruese, por atëherë nuk kishte të lënduar mes ekuipazhit.

Kompania, linja e tretë më e madhe e transportit të kontejnerëve në botë, njoftoi paraprakisht se 14 anije të saj ishin bllokuar në Gjirin Persik nga fillimi i luftës mes SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Njëra nga këto anije, "CMA CGM Kribi", u largua nga Ngushtica e Hormuzit në fillim të prillit. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан