Sulmohet baza ushtarake italiane në Erbil
- Ministria italiane e Mbrojtjes ka njoftuar se mbrëmë është goditur baza ushtarake italiane në qytetin irakian Erbil.
Romë, 12 mars 2026 (MIA) - Ministria italiane e Mbrojtjes ka njoftuar se mbrëmë është goditur baza ushtarake italiane në qytetin irakian Erbil.
"Baza jonë në Erbil është goditur nga një raketë. Nuk pati të vdekur ose të plagosur midis personelit ushtarak italian. Të gjithë janë të sigurt", njoftoi Ministria italiane e Mbrojtjes në iks.
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani deklaroi në Iks se ushtarët italianë u strehuan në një bunker pas sulmit dhe të gjithë anëtarët e kontingjentit janë mirë dhe të sigurt.
Ai gjithashtu dënoi sulmin ndaj bazës italiane në Erbil.
Sulmi ndodhi në rajonin autonom të Irakut të Kurdistanit, ku ka disa baza ushtarake ndërkombëtare. mb/
Foto: Iks