Sulmi ndaj sinagogës në Liezh është e mundur të ndërlidhet me Iranin, palestinezët ose Antifa-n
- Autoritetet belge po hetojnë të paktën tre lidhje të mundshme me sulmin e sotëm ndaj sinagogës në Liezh, njoftoi televizioni kombëtar RTEL.
Bruksel, 9 mars 2026 (MIA) - Autoritetet belge po hetojnë të paktën tre lidhje të mundshme me sulmin e sotëm ndaj sinagogës në Liezh, njoftoi televizioni kombëtar RTEL.
Sipas televizionit, sulmi ndaj sinagogës me siguri është i lidhur me Iranin, me migrantët palstinezë në Liezh ose ne anarkistët e Antifa-s.
Në Liezh jeton një komunitet i vogël i iranianëve dhe qytetarë izraelitë, por e konsiderueshme është edhe prania e palestinezëve në qytet. Antifa paradokohe ishte e involvuar në aksion kundër përmendores së Holokaustit.
Një mjet shpërthyes në mëngjes ishte vendosur në sinagogë. Shpërthimi i ka thyer dritaret e sinangogës, si dhe dritaret e ndërtesës në anën tjetër të rrugës. bsh/
Foto: EPA