Sulmi i parë ukrainas ndaj qytetit rus të Eketerinburgut
- Një dron ukrainas goditi një ndërtesë banimi në Eketerinburg, duke plagosur disa persona.
Moskë, 25 prill 2026 (MIA) - Një dron ukrainas goditi një ndërtesë banimi në Eketerinburg, duke plagosur disa persona.
Guvernatori Denis Pasler në rrjetin social Telegram njoftoi se banorët e ndërtesës së prekur ishin evakuuar.
Ky është sulmi i parë ukrainas ndaj Eketerinburgut që nga fillimi i luftës në vitin 2022. Eketerinburgu ndodhet në Rusinë qendrore dhe është rreth 1.7000 kilometra larg kufirit.
Foto: Arkivi i MIA-s