Sulmet ndaj objekteve energjetike në Arabinë Saudite kanë ulur kapacitetin e prodhimit të naftës me rreth 600.000 fuçi në ditë
- Sulmet ndaj objekteve energjetike në Arabia Saudite kanë ulur kapacitetin e prodhimit të naftës me rreth 600.000 fuçi në ditë, ndërsa kapaciteti i transmetimit të gazsjellësit Lindje-Perëndim është zvogëluar me rreth 700.000 fuçi në ditë, njoftuan mediat shtetërore saudite, duke iu referuar një burimi zyrtar në Ministrinë saudite të Energjisë.
Riad, 10 prill 2026 (MIA) - Sulmet ndaj objekteve energjetike në Arabia Saudite kanë ulur kapacitetin e prodhimit të naftës me rreth 600.000 fuçi në ditë, ndërsa kapaciteti i transmetimit të gazsjellësit Lindje-Perëndim është zvogëluar me rreth 700.000 fuçi në ditë, njoftuan mediat shtetërore saudite, duke iu referuar një burimi zyrtar në Ministrinë saudite të Energjisë.
Që nga fillimi i luftës amerikano-izraelite me Iranin, Arabia Saudite është sulmuar nga qindra raketa iraniane dhe dronë, shumica e të cilave janë kapur në ajër, thonë personat zyrtarë. Teherani, gjithashtu ka nisur sulme ndaj Izraelit dhe vendeve arabe të Gjirit, ku ndodhen baza ushtarake amerikane.
Një nga stacionet e pompave të gazsjellësit Lindje-Perëndim u godit, duke ulur kapacitetin e tij me rreth 700.000 fuçi në ditë. Kjo është një rrugë kryesore për furnizimin e tregjeve botërore.
Fusha e naftës Manifa gjithashtu u godit, duke ulur kapacitetin me rreth 300.000 fuçi në ditë, ndërsa një sulm i mëparshëm ndaj objektit Hurais e uli kapacitetin edhe për 300.000 fuçi në ditë, duke rezultuar në një ulje totale prej rreth 600.000 fuçi në ditë.
Sulmet, gjithashtu, ndikuan në rafineritë e mëdha, përfshirë ato në Xhubail, Ras Tanura, Janbu dhe Riad.
Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, luan një rol qendror në tregjet globale, ndërsa ndërprerjet e zgjatura mund të çojnë në mungesa dhe luhatje të çmimeve.
Mediat saudite raportuan se një pjesë e konsiderueshme e rezervave operative dhe emergjente të shtetit tashmë janë shteruar, duke kufizuar aftësinë e tij për të kompensuar mungesën. qa/