Sulme ruse me dronë ndaj Odesas, të paktën 18 të lënduar
- Dronë rusë gjatë natës e kanë sulmuar qytetin jugor ukrainas Odesa, për herë të dytë këtë javë, me ç'rast të paktën 18 persona janë lënduar dhe janë dëmtuar objekte banesore.
Odesë, 30 prill 2026 (MIA) - Dronë rusë gjatë natës e kanë sulmuar qytetin jugor ukrainas Odesa, për herë të dytë këtë javë, me ç'rast të paktën 18 persona janë lënduar dhe janë dëmtuar objekte banesore.
Më së shumti dëme sulmet kanë shkaktuar në Qarkun qendror bregdetar, ku janë dëmtuar ndërtesa të larta dhe pesëkatëshe, deklaroi Serhij Lisak, shef i administratës lokale.
Odesa, porti kryesor në Detin e Zi është pika kyçe për eksportin ukrainas dhe shpesh është objektiv i sulmeve ruse.
Në sulmet të hënën janë lënduar 14 persona.
Lisak informoi se mes të lënduarve është edhe një djal 17-vjeçar, ndërsa dy persona janë kujdes intensiv në gjendje të rëndë.
Po ashtu, dhjetëra autobusë dhe automobilë janë shkatërruar ose dëmtuar në disa parkingje. bsh/
Foto: MIA arkiv