Sulme ajrore pakistaneze mbi Kabulin dhe provinca tjera afgane
- Forcat ajrore pakistaneze kanë sulmuar instalimet ushtarake në Afganistanin fqinj gjatë natës pas një ofensive nga forcat talebane afgane, bënë të ditur zyrtarët herët këtë mëngjes, duke goditur objektiva në Kabul dhe në provincat Kandahar dhe Paktia.
Islamabad, 27 shkurt 2026 (MIA) - Forcat ajrore pakistaneze kanë sulmuar instalimet ushtarake në Afganistanin fqinj gjatë natës pas një ofensive nga forcat talebane afgane, bënë të ditur zyrtarët herët këtë mëngjes, duke goditur objektiva në Kabul dhe në provincat Kandahar dhe Paktia.
Zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Muxhahid, konfirmoi për sulmet në Iks, duke thënë se nuk kishte raportime për viktima nga sulmet ajrore. Pakistani njoftoi se dhjetëra luftëtarë talebanë janë vrarë në sulm.
Një banor i Kabulit deklaroi për DPA-në se u zgjua nga zhurma e shpërthimeve dhe se aeroplanët kishin fluturuar mbi qytet për orë të tëra. "U zgjuam të tmerruar, duke menduar se kishte tërmet", tha ai.
Më parë, Afganistani sulmoi pozicionet pakistaneze përgjatë kufirit të kontestuar, duke lënë të vrarë 55 ushtarë pakistanezë dhe duke kapur pikat e kontrollit në rajonin kufitar, bëri të ditur Ministria afgane e Mbrojtjes. Gjithashtu raportoi se janë vrarë tetë luftëtarë afganë dhe 11 të tjerë janë plagosur, si dhe janë plagosur 13 civilë.
Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari tha se përgjigjja e forcave të armatosura ishte gjithëpërfshirëse dhe vendimtare dhe se vendi nuk do të bënte lëshime për paqen dhe integritetin territorial.
Ministri pakistanez i Informacionit, Attaullah Tarar, deklaroi se janë vrarë 133 luftëtarë talebanë afganë në sulmet hakmarrëse që shkatërruan depo armësh, tanke dhe instalime ushtarake.
Pohimet nga palët afgane dhe pakistaneze nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, thekson DPA.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, u ka bërë thirrje të dy vendeve të ulin tensionet dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes mjeteve diplomatike, tha zëdhënësi i tij, Stefan Dizharik
Tensionet midis dy fqinjëve janë përshkallëzuar që nga sulmet ajrore pakistaneze në Kabul në tetor dhe përplasjet pasuese ndërkufitare.
Më parë këtë muaj, OKB në një raport theksoi se të paktën 70 civilë afganë janë vranë dhe 478 janë plagosën në tre muajt e fundit të vitit 2025 në sulme që u atribuohen forcave pakistaneze.
Bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia nuk kanë arritur të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin. mb/
Foto: EPA