• сабота, 21 февруари 2026

Sulm i ri amerikan ndaj një anijeje në Detin e Karaibeve, me ç'rast jetën e humbën tre persona

Sulm i ri amerikan ndaj një anijeje në Detin e Karaibeve, me ç'rast jetën e humbën tre persona

Uashington, 14 shkurt 2026 (MIA) - SHBA-ja kreu sulm të ri në Detin e Karaibeve ndaj një anijeje për të cilën supozohet se ka bartur narkotikë, me ç'rast jetën e humbën tre persona.

Komanda jugore e SHBA-së në platformën X kumtoi se në fushatën gjashtëmujore kundër tregtisë iëegale me drogë janë vrarë së paku 133 njerëz.

Si pjesë e luftës kundër narkokarteleve, Uashingtoni dërgoi forca ushtarake në Karakas në janar, të cilat e zunë rob presidentin e Venezuelës, Nikollas Maduro dhe gruan e tij. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан