• сабота, 16 мај 2026

Sulm i ashpër ukrainas me dronë ndaj territorit rus si përgjigje për 24 të vrarët në Kiev

Sulm i ashpër ukrainas me dronë ndaj territorit rus si përgjigje për 24 të vrarët në Kiev

Moskë, 15 maj 2026 (MIA) - Ushtria ukrainase gjatë natës kreu një nga sulmet më të ashpra me dronë në territorin rus që nga fillimi i luftës, me mediat sociale të përmbytura me pamje dramatike të zjarreve dhe shpërthimeve të mëdha mbi disa qytete ruse, njoftuan agjencitë botërore. 

Më rëndë është goditur rafineria e naftës në Rjazan, një pikë kyçe për furnizimin e ushtrisë ruse me karburant. Sulmi erdhi vetëm një ditë pas një sulmi brutal me raketa ruse në Kiev, në të cilën humbën jetën të paktën 24 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kishte urdhëruar më parë përgatitjen e "formateve të përshtatshme të reagimit".

Në Kievi sot po shënohet Ditë zie pas sulmeve masive ajrore ruse të enjten në mbrëmje. Shërbimet e shpëtimit konfirmuan se tre fëmijë ishin midis 24 viktimave, ndërsa 47 persona u plagosën. Zelenski kumtoi se dëmet u shkaktuan në më shumë se 20 lokacione në qytet, përfshirë edhe infrastrukturën civile.

Sulmet nuk u kufizuan vetëm në Rjazan. Tymi u pa edhe mbi aeroportin ushtarak në Ejsk, në rajonin e Krasnodarit, ndërsa kryetari i Moskës, Sergej Sobjanin, kumtoi se pesë dronë ishin rrëzuar ndërsa po i afroheshin kryeqytetit. Për shkak të rrezikut nga goditjet, përkohësisht u mbyllën aeroportet "Domodedovo" dhe "Sheremetyevo". rq/

Foto: printskrin

Остани поврзан