• петок, 20 февруари 2026

Stërvitje ushtarake e NATO-s në bregun baltik të Gjermanisë

Stërvitje ushtarake e NATO-s në bregun baltik të Gjermanisë

Berlin, 18 shkurt 2026 (MIA) - NATO-ja sot do të zhvillojë stërvitje ushtarake në bregun baltik të Gjermanisë. Manovrat janë pjesë e stërvitjes së madhe të Aleancës Veriatlantike "Shigjeta e palëkundur".

Ushtarët, armët dhe pajisjet do të transferohen në tokë pasi të kalojnë detin përmes poligonit ushtarak Putlos në Shlezing-Holshtajn.

Stërvitja, ku do marrin pjesë 15 anije dhe 2.600 ushtarë, do të vëzhgohet nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe gjenerali i NATO-s Ingo Gerharc.

Gerharc është komandanti i Komandës së bashkuar aleate në Brunsum, Holandë, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e Evropës qendrore, nga Oqeani Atlantik deri në kufirin lindor të NATO-s.

Në stërvitjen ushtarake "Shigjeta e palëkundur" marrin pjesë 17 anije nga 13 vende, mbi 1.500 automjete dhe rreth 10.000 ushtarë nga Italia, Spanja, Greqia dhe Turqia. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан