Stuhia në Zelandën e Re ndërpreu fluturimet, la mijëra njerëz pa rrymë
- Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat ndërprenë fluturimet, trenat dhe tragetet sot mbyllën edhe rrugët në disa pjesë të Ishullit të Veriut të Zelandës së Re, duke lënë mijëra njerëz pa rrymë.
Vellington, 16 shkurt 2026 (MIA) - Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat ndërprenë fluturimet, trenat dhe tragetet sot mbyllën edhe rrugët në disa pjesë të Ishullit të Veriut të Zelandës së Re, duke lënë mijëra njerëz pa rrymë.
Shumica e fluturimeve për në dhe nga kryeqyteti Vellington u anuluan ose u shtynë këtë mëngjes, kumtuan autoritetet e aeroportit.
Er Nju Zeland ka ndërprerë fluturimet për në dhe nga aeroportet Vellington, Nejpier dhe Palmerston Nort, publikuan mediat lokale.
Më shumë se 30.000 klientë rezidencialë dhe industrialë mbetën pa rrymë, përfshirë gati 10.000 në kryeqytet, kumtuan autoritetet.
Banorëve iu këshillua të mos udhëtonin, ndërsa disa shkolla u mbyllën.
"Kemi kaluar një natë shumë të vështirë dhe zjarrfikësit tanë ende po u përgjigjen thirrjeve", tha shefi i Shërbimit Kombëtar për Situata të Jashtëzakonshme, Ken Kuper.
Ai shtoi se më shumë se gjysma e 852 thirrjeve të bëra gjatë natës ishin nga zona Velington. ls/
Foto: Arkiv