• сабота, 21 февруари 2026

Struga në Panairin ndërkombëtar për turizëm në Shqipëri

Struga në Panairin ndërkombëtar për turizëm në Shqipëri

Strugë, 12 shkurt 2026 (MIA) - Potenciali turistik i Strugës - bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore, tradita e pasur dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit dhe dhe sot janë pjesë e Panairit ndërkombëtar për turizëm në Tiranë.

Shërbimi i Komunës për shtyp kumtoi se në kaudër të panairit, kryetari i komunës, Mendi Qyra foli në panel-diskutimin me temë: "Pozicionimi i destinacioneve: Nga imazhi deri te ndikimi real!".

Para të pranishmëve theksoi se Struga ka kapacitet të jetë destinacion i njohur rajonal, i cili ofron përvojë autientike për vizitorët. Ai u bëri thirrje publike të gjithë operatorëve dhe agjencive turistike ta përfshijnë Strugën në pakon e tyre turistike, me qëllim të avancimit të përbashkët të ofertës dhe rritjes së dukshmërisë që qytetit në hartën turistike rajonale dhe ndërkombëtare.

"Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në promovimin aktiv, pozicionimit strategjik dhe krijimit të ndikimit real përmes partneriteteve konkrete dhe bashkëpunimeve në sektorin turistik", thekson shërbimi komunal për shtyp. ab/

Foto Komuna e Strugës

Остани поврзан