Statistikë për vitin 2025: Zvicra dhe Mali i Zi me më shumë reshje të shiut në kontinentin evropian
- Mali i Zi ndodhet në krye të listës së vendeve me më shumë reshje në Evropë, regojnë të dhënat për viti n 2025. Sipas analizave, në këtë vend kanë reshur mesatarisht 1.525 milimetra shi, që i përket pozicionit specifik gjeografik pranë Adriatikut dhe maleve, që e mbajnë lagështinë e ajrit.
Podgoricë, 15 prill 2026 (MIA) - Mali i Zi ndodhet në krye të listës së vendeve me më shumë reshje në Evropë, tregojnë të dhënat për viti n 2025. Sipas analizave, në këtë vend kanë reshur mesatarisht 1.525 milimetra shi, që i përket pozicionit specifik gjeografik pranë Adriatikut dhe maleve, që e mbajnë lagështinë e ajrit.
Ajri i lagësht i etit në prekje me masivin orjen mbi Boka Kotorska shkatkon reshje të mëdha, për shkak të së cilës rajone të caktuara shënojnë edhe deri në pesë mijë milimera shi në vit. Këto vlera ekstreme e ngritin dukshëm mesataren shtetërore, ndërsa vendi Cërkvice në prapavijën e Bokës vlen për pikën me më shumë reshje në Evropë.
Në nivel global, më shumë reshje vitin e kaluar janë vërejtur në vendet tropikale, të kryesuara nga Papua Guinea e Re dhe Ishujt Solomone me mbi 4.000 milimetra, pas së cilën vijojnë Filipinet, Indonezia dhe Panamaja. Shtetet më të thata në botë janë Egjipti dhge Libia në Afrikën Veriore.
Në suaza evropiane, vendi më me reshje është Zvicra me 1.537 milimetra në vitin 2025. Pas Malit të Zi, lista pasohet nga Islanda (1.409 mm), Norvegjia (1.296 mm) dhe Shqipëria (1.289 mm). Më pak reshje në Evropë kishte në Qipro, Moldavi dhe Ukrainë.
Përmbledhje statistikore për vitin 2025:
Më pak reshje në botë: Egjipti (6 mm), Libia (17 mm), Emiratet e Bashkuara Arabe (19 mm), Omani (27 mm) dhe Bahreini (43 mm).
Më shumë reshje në botë: Papua Guinea e Re (4.152 mm), Ishujt Solomone (4.109 mm), Filipinet (3,683 mm), Indonezia (3.662 mm) dhe Panamaja (3.522 mm).
Më pak reshje në Evropë: Qipro (288 mm), Moldavia (459 mm), Ukraina (538 mm), Turqia (546 mm) dhe Hungaria (553 mm).
Më shumë reshje në Evropë: Zvicër (1.537 mm), Mali i Zi (1.525 mm), Islandë (1.409 mm), Norvegji (1.296 mm) dhe Shqipëri (1.289 mm). mb/
Foto: MIA