Starton linja ajrore Shkup - Pragë, rivendoset edhe fluturimi për në Këln
- Shkupi dhe Praga nga sot ndërlidhen me fluturim direkt. Në këtë relacion do të fluturojë Uizer me subvenacion të Qeverisë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.
Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Shkupi dhe Praga nga sot ndërlidhen me fluturim direkt. Në këtë relacion do të fluturojë Uizer me subvenacion të Qeverisë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit sonte në ora 19:25 do të rivendoset edhe linja e Uizerit për në Këln me katër fluturime në javë, çdo të hënë, të mërkurë, të premte dhe të diel.
"Kjo linjë ajrore është mesazh se Maqedonia i hap dyert drejt Evropës dhe e përforcon ndërlidhjen me një nga rajonet më dinamike, tha ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska në konferencën për shtyp në Aeroportin e Shkupit.
Çdo destinacion i ri që që ua hapim qytetarëve, theksoi është mundësi e re - për bashkëpunim më të mirë ekonomik, për më shumë turistë, për zhvillim më të mirë të biznsit dhe për partneritete të reja.
"Është gjithashtu një mundësi për dukshmëri më të madhe të Maqedonisë dhe përfshirje më të fortë në rrjedhat ekonomike dhe teknologjike evropiane", tha Bozhinovska, me iniciativën e së cilës po rivendoset linja ajrore Shkup - Pragë, e cila ishte në funksion nga viti 2005 deri në vitin 2012.

Nexhat Kurt, drejtor ekzekutiv i Uizer, theksoi se hapja e kësaj linje jo vetëm që ofron një mundësi të re për udhëtarët dhe lidh dy qytetet e Shkupit dhe Pragës, por gjithashtu krijon mundësi për bashkëpunim ekonomik, turizëm, shkëmbime kulturore dhe zhvillimin e lidhjeve të biznesit.
"Jam i lumtur që linja direkte do ta bëjë Pragën edhe më të arritshme për qytetarët dhe kompanitë tona dhe në të njëjtën kohë do t'u mundësojë turistëve dhe investitorëve çekë ta zbulojnë Maqedoninë më lehtë", tha Kurt, duke theksuar se kjo linjë ajrore është fryt i bashkëpunimit strategjik dhe punës së përkushtuar në grup.
Andrash Rado, drejtor i komunikimit në Uizer, njoftoi se çmimi i një bilete për fluturimin Shkup - Pragë në një drejtim në janar është 21 euro.
"Ne jemi të përkushtuar të kemi çmime të ulëta dhe nuk parashikohen ndryshime çmimesh", tha Rado.
Siç njoftoi Kurt, vitin e ardhshëm pritet një rritje prej 20 për qind e qarkullimit ajror nga aeroportet e vendit, me mbi 3.5 milionë udhëtarë. mb/
Foto: MIA