Starmeri dhe Mbreti Çarls pas arrestimit të ish princit Endru: Askush nuk është mbi ligjin
- Pas lajmit se sot është arrestuar ish princi britanik Endru, kryeministri Kir Starmer dhe vëllai i tij, Mbreti Çarls III, ka theksuar se ligjet zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë.
Londër, 19 shkurt 2026 (MIA) – Pas lajmit se sot është arrestuar ish princi britanik Endru, kryeministri Kir Starmer dhe vëllai i tij, Mbreti Çarls III, ka theksuar se ligjet zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë.
Starmeri në një intervistë për Bi-Bi-Si deklaroi se i arrestuari Endru Mauntbaten-Vindzor duhet të flasë me autoritetet në Britaninë e Madhe dhe SHBA për shkak të lidhjes së tij me të ndjerin, të dënuar për krime seksuale, Xhefri Epstin.
"Kushdo që ka ndonjë informacion duhet të dëshmojë. Pavarësisht nëse është Endru apo dikush tjetër, kushdo që ka informacion përkatës duhet të kontaktojë autoritetet kompetente", theksoi kryeministri britanik, duke shtuar se kjo vlen jo vetëm për rastin Epstin, por edhe për të gjitha rastet e tjera të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Starmer theksoi se parim themelor i sistemit britanik është se "askush nuk është mbi ligjin".
Pas arrestimit të ish princit Endru është prononcuar edhe Mbreti Çarls duke thënë se ligji duhet të zbatohet.
"Me shqetësimin më të thellë mora lajmin për Endru Muntbaten-Vindzor dhe dyshimin për abuzim me detyrën publike. Ajo që vijon tani është një proces i plotë, i drejtë dhe i duhur në të cilin kjo çështje do të hetohet në një mënyrë të përshtatshme dhe nga autoritetet kompetente", thekson në deklaratë mbreti britanik.
Foto: arkivi i MIA-s