• петок, 20 февруари 2026

Starmer: Rusia deri nga fundi i dekadës do të ishte e gatshme të përdor fuqi kundër NATO-s

Starmer: Rusia deri nga fundi i dekadës do të ishte e gatshme të përdor fuqi kundër NATO-s

Munih, 14 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer në Konferencën e sigurisë në Munih deklaroi se Rusia ka bërë gabim strategjik me luftën kundër Ukrainës, ku kanë humbur jetën më shumë se një milionë njerëz.

Ai shtoi se edhe krahas përleshjes raskapitëse, Rusia shpejtë po armatoset dhe po i ripërtërin kapacitetet e saj ushtarake.

Starmer tha se Rusia deri nga fundi i dekadës do të ishte e gatshme të përdor fuqi kundër NATO-s.

"Megjithatë, Perëndimi nuk kërkon përleshje. Qëllimi i ynë është paqe e përhershme, kthimi i stabilitetit strategjik dhe sundimi i së drejtës", potencoi Starmer.

Ai shtoi se kërcënimet nga Rusia nuk përfundojnë në front, por Moska përmes sulmeve hibride, kibernetike dhe sabotazheve në tërë Evropën, po e pengon jetën e përditshme. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан