• среда, 15 април 2026

Starmer: Perëndimi po ballafaqohet me luftë në dy fronte

Starmer: Perëndimi po ballafaqohet me luftë në dy fronte

Helsinki, 26 mars 2026 (MIA) - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, në Samitin e sotëm të Forcave të përbashkëta ekspedituese, që mbahet në Finlandë, tha se shtetet perëndimore po ballafaqohen me luftë në dy fronte.

"Lufta në Ukrainë dhe konflikti amerikano-izraelit me Iranin janë dy arenat kryesore të luftës, që i prekin vendet evropiane", tha Starmer.

Ai para se të arrijë në Helsinki u miratoi forcave britanike të fillojnë të konfiskojnë tankerë të flotës ruse.

"Fokusi në masë të madhe është në agresionin rus në Ukrainë dhe duhet të pranojmë se kjo luftë është në dy fronte - konflikti iranian dhe konflikti vijues në Ukrainë. Sot do të bisedoj me aleatët për atë se çka më tepër mund të bëjmë. Gjithsesi, do të ketë diskutime për harxhimet për mbrojtje dhe kapacitetet mbrojtëse", tha Starmer.

Forcat e përbashkëta ekspedituese janë koalicion ushtarak prej 10 vendeve evropiane, ku, krahas Britanisë së Madhe, marrin pjesë Danimarka, Estonia, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан