Starmer: Do t'i afrohemi BE-së dhe do ta vendosim Britaninë e Madhe në zemër të Evropës
- Kryeministri Britanisë së Madhe, Kir Starmer sot deklaroi se do t'i qetësonte dyshuesit në lidhje me Partinë laburiste. Deklarata e tij erdhi pasi një duzinë deputetësh nga partia laburiste kërkuan dorëheqjen e tij për shkak të performancës së dobët të partisë në zgjedhjet lokale.
Londër, 11 maj 2026 (MIA) - Kryeministri Britanisë së Madhe, Kir Starmer sot deklaroi se do t'i qetësonte dyshuesit në lidhje me Partinë laburiste. Deklarata e tij erdhi pasi një duzinë deputetësh nga partia laburiste kërkuan dorëheqjen e tij për shkak të performancës së dobët të partisë në zgjedhjet lokale.
Starmer theksoi se do të përballet me sfida të mëdha dhe do t'i rikthejë shpresën Britanisë aë Madhe, gjë që përfshin afrimin me Bashkimin Evropian dhe "vendosjen e Britanisë në zemër të Evropës".
"E di që ka nga ata të cilët dyshojnë dhe e di që duhet t'u provoj se e kanë gabim dhe do ta bëj", potencoi Starmer.
Sipas tij, Partia Laburiste është në një "luftë për shpirtin e kombit" dhe se vendi i Britanisë do të ndjekë një "rrugë të errët" nëse partia e krahut të djathtë Reform Britaninë e Madhe e Najxhel Farazh vjen në pushtet. rq/
Foto: EPA