• петок, 03 април 2026

Starmer: Britania e Madhe nuk do të sistemojë trupa të saj në Iran

Starmer: Britania e Madhe nuk do të sistemojë trupa të saj në Iran

Londër, 30 mars 2026 (MIA) - Trupat britanikë nuk do të sistemohen në iran, deklaroi sot kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për dërgim eventual të ushtarëve në luftën në Lindjen e Mesme, Starmer theksoi se kjo nuk është luftë britanike dhe se Londra nuk do të lejejo të implikohet në të, transmeton BBC.

Ai shtoi se Britania e Madhe do të vazhdojë t'i mbrojë interesat e veta dhe në mënyrë aktive do të punojë në rihapjen e Ngushticës stratregjike të Hormuzit, por përsëriti me përpikmëri se vendi nuk do të bëhet pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në konflimtin luftarak. Sipas tij, çdo aksion i ndërmarrë duhet të ketë bazë të fuqishme juridike dhe plan strategjik të përpunuar qartë.

Starmer theksoi se Londra, në kuadër të vetëmbrojtjes kolektive me aleatët në rajon, tashmë ndërmerr masa, të cilat përfshijnë rrëzim të predhave të lansuara nga Irani. Gjithashtu, qeveria britanike më 20 mars i ka mundësuar SHBA-së shfrytëzim të bazave të saj ushtarake për operacione drejtuar kundër infrastrukturës raketore iraniane. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан