• вторник, 17 февруари 2026

Stërvitje ushtarake e armatës së Maqedonisë dhe Belgjikës nesër në Radozhdë

Stërvitje ushtarake e armatës së Maqedonisë dhe Belgjikës nesër në Radozhdë

Strugë, 17 shkurt 2026 (MIA) - Pjesëtarët e armatës së Maqedonisë dhe Belgjikës nesër nga ora 4 deri në orën 9, do të realizohet stërvitje ushtarake në bregdet dhe në ujërat e Liqenit të Ohrit tek karakolla në fshatin Radozhdë të Strugës. 

SPB Ohrër sot kumtoi se gjatë aktiviteteve të stërvitjes, do të përdoret municion për manovrim. 

"Apelojmë popullsinë lokale që t’i përshtatë detyrimet e saj dhe të jetë e kujdesshme në zbatimin e tyre, si dhe t’u përmbahet udhëzimeve të nënpunësve të uniformuar përgjegjës për sigurinë e zonës, thuhet në informacion. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан