Spanja angazhohet që BE-ja të formojë armatën e saj
- – BE-ja duhet ta ndërtojë ushtrinë e saj që armiqtë si Rusia të mos jenë në tundim t’i shfrytëzojnë dyshimet nëse SHBA-ja do ta ndihmojë, deklaroi sot shefi i diplomacisë spanjolle, Hoze Manuel Albares.
Madrid, 11 maj 2026 (MIA) – BE-ja duhet ta ndërtojë ushtrinë e saj që armiqtë si Rusia të mos jenë në tundim t’i shfrytëzojnë dyshimet nëse SHBA-ja do ta ndihmojë, deklaroi sot shefi i diplomacisë spanjolle, Hoze Manuel Albares.
Albares për “Politiko” të Brukselit deklaroi se BE-ja nuk mundet “çdo mëngjes të zgjohet duke u pyetur cili do të jetë hapi i ardhshëm i SHBA-së”.
“Qytetarët tanë meritojnë më mirë”, tha ministri spanjoll në një intervistë që dha në Madrid përpara takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
Albares e karakterizoi krizën iraniane si moment vendimtar për autonominë strategjike evropiane.
“Ky është moment i sovranitetit dhe pavarësisë evropiane. Amerikanët nuk bëjnë thirrje për këtë”, tha ministri.
Siç theksoi ai, BE-ja duhet të çlirohet nga varësia dhe të jetë e lirë nga shtrëngimi, qoftë në formën e tarifave apo përdorimit të kërcënimeve ushtarake, si dhe nga pasojat e vendimeve të të tjerëve.
Madridi u ndaloi aeroplanëve luftarakë amerikanë të hynin në bazat e saj ushtarake për luftën në Iran, ndërsa SHBA-ja u përgjigj duke kërcënuar Spanjën me një embargo tregtare, tërheqje të trupave dhe madje edhe pezullim nga NATO.
“Ne kemi nevojë për një mekanizëm ushtarak të përbashkët mbrojtës”, deklaroi Albarez për Politiko, duke shtuar se kjo nuk duhet parë si një përpjekje për të minuar NATO-n.
Ai tha se SHBA-ja po e forcon ushtrinë e tyre gjithnjë e më shumë dhe se askush nuk mendon se kjo e dobëson NATO-n, por se evropianët duhet të bëjnë më shumë nëse ajo aleancë ushtarake nuk u siguron atyre siguri si më parë.
“Magjia e NATO-s është se je në NATO dhe nuk ndodh asgjë sepse askush nuk guxon të kontrollojë nëse Neni 5 po funksionon”, tha Albarez. Kjo është ajo që duhet të rikrijojmë - frenimin... Sepse do të qëndrojmë së bashku”, shtoi ministri.
Albarezi tha gjithashtu se Evropa beson vërtet në marrëdhëniet transatlantike dhe se për të personalisht, SHBA-ja është aleat historikisht i natyrshëm i evropianëve. Megjithatë, tha ai, Evropa duhet të pranojë që administrata Trampi ka një vizion dhe ide të reja për marrëdhëniet transatlantike.
“Politiko” shkruan se komentet e Albarezit pasqyrojnë një ndryshim më të gjerë të tonit në BE, pasi edhe vendet më të orientuara transatlantike janë të detyruara të përballen me realitetin se Uashingtoni nuk është aleat i parashikueshëm, i cili është përforcuar vetëm nga lufta në Iran. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s