• сабота, 16 мај 2026

Sobjanin: Janë shkatërruar 20 dronë drejtuar Moskës pavarësisht armëpushimit

Sobjanin: Janë shkatërruar 20 dronë drejtuar Moskës pavarësisht armëpushimit

Moskë, 8 maj 2026 (MIA) - Prefekti i Moskës, Sergej Sobjanin, deklaroi sot se pas mesnate sipas kohës lokale, kur hyri në fuqi armëpushimi i njëanshëm i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, u shkatërruan 20 dronë drejt kryeqytetit rus.

Armëpushimi u shpall me rastin e festimit të 9 Majit - Ditës së fitores të Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

"Tre dronë që po kalonin drejt Moskës u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes kundërajrore të Ministrisë së Mbrojtjes", shënoi së pari Sobjanin në rrjetin social rus "Maks".

Prefekti më vonë e përditësoi informacionin, duke saktësuar se janë shkatërruar gjithsej 20 dronë. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан