Sistemimi i forcave amerikane në Lindjen e Afërt nuk është vetëm frikësim i Iranit
- SHBA-ja po sistemon forca ajrore dhe detare në Lindjen e Afërt me dy qëllime - frikësimin e Teheranit dhe të sigurojë opsion për sulm eventual ndaj Iranit nëse dështojnë negociatat për programin bërtamor të Teheranit, deklaruan burime anonime për Si-En-En-in.
Uashington, 17 shkurt 2026 (MIA) - SHBA-ja po sistemon forca ajrore dhe detare në Lindjen e Afërt me dy qëllime - frikësimin e Teheranit dhe të sigurojë opsion për sulm eventual ndaj Iranit nëse dështojnë negociatat për programin bërtamor të Teheranit, deklaruan burime anonime për Si-En-En-in.
Sipas tyre, aeroplanë ushtarakë amerikanë, të stacionuara në Britaninë e Madhe, duke përfshirë edhe tankerë për mbushjen e derivateve, po i afrohen Lindjes së Afërt.
Po ashtu, SHBA-ja vazhdon të vendos sisteme për mbrojtje kundërajrore në rajon. Sipas të dhënave për ndjekjen e fluturimeve, 250 aeroplanë ushtarakë transportues amerikanë gjatë javëve të kaluara kanë transportuar pajisje nga SHBA-ja për në Jordani, Bahrein dhe Arabinë Saudite.
Inçizimet saudite tregojnë se nga 25 janari, 12 gjuetarë amerikanë "F-15" janë sistemuar në bazën e aviacionit "Muvafak Salti" në Jordani.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, që nga protestat në Iran ka kërcënuar me operacion ushtarak, por javën e kaluar tha se ndryshimi i regjimit në Iran do të ishte "gjëja më e mirë që mund t'i ndodhte Teheranit".
Tramp javën e kaluar konfirmoi edhe se anija luftarake "USS Xherald R. Ford" u nis nga Deti Karaib drejt Lindjes së Mesme, ku është vendosur aeroplanmbajtësja "USS Abraham Linkoln", e shoqëruar nga shkatërrues që mund të mbajnë dhjetëra raketa lundrimi "Tomahavk" me rreze veprimi prej gati 1.600 kilometrave dhe koka bërthamore që peshojnë rreth 450 kilogramë. Të dy aeroplanët luftarakë "F-35" dhe "F-15" mund të mbajnë bomba dhe raketa ajër-tokë. Bartësit e aeroplanëve zakonisht shoqërohen nga një nëndetëse, e cila gjithashtu mund të lansojë raketa.
"Do të na duhet nëse nuk arrijmë marrëveshje" tha Tramp më 13 shkurt, duke u përgjigjur pse aeroplanmbajtësja më e madhe në botë është nisur drejt Lindjes së Mesme.
Sipas burimeve të paidentifikuara, objektivat eventuale për forcat amerikane do të ishin selia e Gardës revolucionare të Iranit (IRGC) dhe instalime tjera ushtarake, jo vetëm objektet bërthamore. Ata shtuan se po shqyrtohet mundësia e operacioneve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit, siç ishte lufta 12-ditore verën e kaluar midis Izraelit dhe Iranit.
Ndërkohë, Irani, para bisedimeve në Gjenevë, zhvilloi dje stërvitje ushtarake të quajtur "Mbrojtje e guximshme". Garda revolucionare iraniane njoftoi se ishte vendosur në pikën më jugore të Iranit dhe ishte gati të përballej me çdo agresor.
Shefi i Shtatëmadhorisë së forcave të armatosura iraniane, gjeneral majori Abdolrahim Musavi dje tha se "Tramp duhet ta dijë se duke hyrë në një konflikt, do të nxjerrë mësime të vështira, rezultati i të cilave do të sigurojë që ai të mos përhapë më kërcënime në tërë botën".
Aleatët rajonalë të SHBA-së, mes të cilave edhe shtetet arabe nga Gjiri Persik, janë të shqetësuar se veprimi ushtarak amerikan mund të destabilizojë rajonin.
Negociatat midis SHBA-së dhe Iranit mbi programin bërthamor të Teheranit do të mbahen sot në Ambasadën e Omanit në Gjenevë. Delegacioni amerikan pritet të udhëhiqet nga Stiv Uitkof, ndërsa delegacioni iranian nga Abas Aragçi. bsh/
Foto: MIA arkiv