• сабота, 14 март 2026

Sirenat u dëgjuan në bazën ajrore Inxhirlik në Turqi e cila përdoret nga NATO

Sirenat u dëgjuan në bazën ajrore Inxhirlik në Turqi e cila përdoret nga NATO

Ankara, 13 mars 2026 (MIA) - Sirenat u dëgjuan herët në mëngjes në bazën ajrore Inxhirlik, e cila përdoret nga NATO, në provincën Adana në juglindje të Turqisë, njoftoi agjencia turke Anadolu.

Agjencia nuk e specifikoi kohën e saktë të incidentit dhe nuk u publikuan detaje të tjera.

Sipas mediave të tjera turke, sirenat u dëgjuan në Adana rreth orës 03:25 të mëngjesit dhe zgjatën pesë minuta.

Forcat amerikane janë të stacionuara në bazën ajrore Inxhirlik si pjesë e misionit të NATO-s.

Që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, në hapësirën ajrore turke janë shkatërruar dy raketa. Konflikti filloi më 28 shkurt me sulme ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. qa/

Foto> Arkivi i MIA-s

Остани поврзан