• вторник, 07 јануари 2025

Sindikata kërkon ndryshim të Ligjit për mobing, nga viti 2013 e deri më tani 25 paraqitje në LSM në këtë bazë

Sindikata kërkon ndryshim të Ligjit për mobing, nga viti 2013 e deri më tani 25 paraqitje në LSM në këtë bazë

Shkup, 6 janar 2025 (MIA) – Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës ose miratimi i ligjit të ri mbetet çështje e hapur edhe pse nisma për ndryshime ka filluar qysh para tre vjetëve. 

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në një deklaratë për MIA-n thonë se procedura për analizë të nevojës për përgatitje të ligjit të ri ka filluar dhe është formuar grup pune, por deri më tani askush nuk i ka thirrur. 

“Praktika tregoi se zgjidhjet ligjore nuk siguruan kornizë të kënaqshme juridike për mbrojtje efikase nga shqetësimi në vendin e punës. Për këto arsye para tre vjetëve ka filluar me procedurë për analizë të nevojës për përgatitje të ligjit të ri, LSM ka përfaqësues të saj në grupin e punës, por për shkaqe të panjohura tashmë gjatë gjithë vitit grupi i punës nuk është thirr që të japë mendim të tij dhe të vazhdojë me punë”, theksojnë nga LSM.

Theksojnë se zbatimi i Ligjit të miratuar në vitin 2013 ka treguar se ka nevojë për përmirësim të dispozitave dhe harmonizim të tij me standardet ndërkombëtare të punës. 

Në LSM, e cila ofron mbrojtje juridike falas për të drejtat nga marrëdhënia e punës, nga viti 2013 e deri më tani ka pasur 25 paraqitje në bazë të shqetësimit në vendin e punës.

Numër më të madh të paraqitjeve ka pasur në vitin 2013, tetë, ndërsa në vitin e ardhshëm 2014 shtatë paraqitje. 

Në vitin 2024, në LSM në këtë bazë ndihmë kanë kërkuar dy persona, ndërsa vitin e kaluar tre persona. Të dhënat e LSM-së tregojnë se në vitin 2017 dhe 2018 nuk ka pasur asnjë paraqitje, ndërsa nga një paraqitje është evidentuar në vitin 2016 dhe 2019. Në vitin 2015 ka pasur tre paraqitje. 

“Është karakteristikë se në LSM ka një numër të madh paraqitjesh lidhur me shqetësimet në vendin e punës, por nga persona që nuk janë anëtarë të sindikatës. Këto të dhëna tregojnë se ngacmimet në vendin e punës më së shpeshti ndodhin në mjedise ku punëtorët nuk janë të organizuar në sindikata dhe të njoftuar për të drejtat e tyre, ndërkohë që punëtorët e organizuar në sindikata përmes trajnimeve dhe këshillimeve të organizuara nga LSM po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë, duke njohur dhe raportuar mobingun, gjegjësisht kërkojnë mbrojtje ligjore të së drejtës së tyre të punojnë në mjedis pune të shëndetshëm dhe të sigurt, me sa më pak stres të mundshëm dhe respekt për dinjitetin njerëzor”, thonë nga LSM për MIA-n.

Shqetësimi psikik është dukuri negative në vendin e punës e cila ka pasojë mbi shëndetin fizik dhe mendor të punëtorëve, ndikon në produktivitetin dhe cilësinë e punës, ndërsa më gjerë ka implikime serioze negative në familje dhe shoqëri në përgjithësi. 

Kjo dukuri negative e përhapur gjerësisht, kërkon qasje serioze nga të gjitha institucionet në shtet, me qëllim që të sigurohen kushte juridike dhe shoqërore dhe supozime për ulje dhe parandalim të saj. Është e nevojshme që të punohet edhe në edukim të punëtorëve për realizim, avancim dhe mbrojtje të të drejtave të tyre. 

“Është shumë i rëndësishëm veprimi parandalues, trajnimi i cili duhet të zbatohet edhe për punëdhënësit edhe për punëtorët që të fitojnë njohuri për të drejtat dhe detyrimet e tyre në këtë sferë, ndërsa kontribut serioz duhet të japin edhe shërbimet inspektuese në mbrojtjen e punëtorëve dhe të drejtave të tyre. Vetëm me aktivitete të integruara të të gjitha subjekteve në shoqëri mund të tejkalohen pasojat serioze nga kjo dukuri negative në sferën e punës”, theksojnë nga LSM.

Начините за дигитализација на бизнисите што ги водат жените претприемачки заради полесен пристап до средства за нивно финансирање беа тема на регионалната обука што денеска во Кочани ја орган

Në Shërbimin për ndihmë juridike falas në kuadër të LSM-së nga viti në vit po rritet edhe numri i paraqitjeve për parregullsi lidhur me zbatimin e Ligjit përmarrëdhënie pune dhe për mosrespektim të ditës së diel si ditë jopune në sferën e mbrojtjes shëndetësore, ndërmarrjeve komunale dhe minierave. 

Vitin e kaluar dhe këtë vit numri më i madh i paraqitjeve kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, gjegjësisht pagesës së regresit për pushim vjetor për herë të parë pas një periudhe më të gjatë kohore me këtë marrëveshje të cilën vitin e kaluar e nënshkroi LSM. Paraqitje ka edhe lidhur me rritjen e pagave në sektorin publik, pagesës së shpërblimeve jubilare dhe zbatimit të metodologjisë së re për llogaritje të pagave. 

Në sektorin privat paraqitjet më të shpeshta janë lidhur me pagat e papaguara, shtesave ose kompensime të pagave, ndërsa veçanërisht shtesën për punën e kaluar, siç theksojnë nga LSM, shumë shpesh nuk paguhet te punëdhënësit ku sindikata nuk ka anëtarë të tyre. 

Biljana Anastasova – Kostiq

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан