Siljanovska-Davkova: Nëse shohim përmes prizmës së skriningut dhe reformave, do të duhej shumë shpejtë të bëhemi anëtare e BE-së, kriza aktuale kërkon raport më vendimtar ndaj Ballkanit Perëndimor
- ëse shohim përmes prizmës së skriningut dhe kapaciteteve reformuese, do të duhej shumë shpejtë të bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian, nëse ka mirëkuptim për pengesën e vendosur jashtë standardeve dhe kritereve evropiane, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me mysafirin e saj, presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Nëse shohim përmes prizmës së skriningut dhe kapaciteteve reformuese, do të duhej shumë shpejtë të bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian, nëse ka mirëkuptim për pengesën e vendosur jashtë standardeve dhe kritereve evropiane, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me mysafirin e saj, presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Në pyetjen e gazetarëve për ta komentuar deklaratën e kryeministrit Hristian Mickoski, i cili të dielën tha se "nëse duhet, do të presim me dekada, por nuk do të pranojmë politika që ndikojnë drejtpërdrejtë ndah identitetit tonë, ndërsa nuk ofrojnë parashikueshmëri dhe fund të qartë të procesit të inkuadrimit në BE", ajo vlerësoi se ajo deklaratë është dhënë në formë të kushtëzuar, kondicionale.
Sipas presidentes, me atë që Mali i Zi do të bëhet anëtare e BE-së, Unioni do të dëshmojë se anëtarësimi i Ballkanit Peërndimor është realitet.

Shefi i shtetit malazez, nga ana e vet, theksoi se Mali i Zi është kryesues në procesin e eurointegrimeve dhe anëtarësimit të tyre në BE do të dërgonte porosi të fuqishme dhe të rëndësishme, se anëtarësimi është i realizueshëm dhe se kjo është e mundur.
Millatoviq sot pasdite do ta vizitojë edhe parlamentin dhe do të ketë fjalim para deputetëve. ab/
Foto: МIА