Siljanovska-Davkova e priti Milatoviqin me nderime të larta në Vilën "Vodno"
- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, sot u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Vilën "Vodno" në Shkup nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, sot u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Vilën "Vodno" në Shkup nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
Siç bënë të ditur nga Kabineti i presidentes, pas pritjes zyrtare pason takim sy më sy i dy presidentëve, si dhe takimi dypalësh i delegacioneve të të dyja vendeve.
Në kuadër të vizitës zyrtare do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim ndërmjet këshillave rinorë në kuadër të kabineteve të dy presidentëve.

Nesër, Milatoviqi do të vendosë kurorë me lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup, ndërsa së bashku me Siljanovska-Davkovn do të mbajnë ligjëratë të përbashkët në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë" në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. qa/
Foto: MIA