Siljanovska-Davkova drejtuar nxënësve të talentuar: Ju keni mundësinë ta bëni këtë shtet një vend të denjë për të jetuar
- Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova sot në rezidencën presidenciale "Vila Vodno" ka pritur nxënësit e talentuar me mentorët e tyre nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët gjatë viti shkollor 2025/2026 kanë marrë pjesë në olimpiada dhe gara ndërkombëtare shkencore, ndërsa një pjesë e tyre janë edhe fitues të medaljeve, çmimeve të larta dhe mirënjohjeve. Në takim morën pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Shkup, 7 shtator 2026 (MIA) - Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova sot në rezidencën presidenciale "Vila Vodno" ka pritur nxënësit e talentuar me mentorët e tyre nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët gjatë viti shkollor 2025/2026 kanë marrë pjesë në olimpiada dhe gara ndërkombëtare shkencore, ndërsa një pjesë e tyre janë edhe fitues të medaljeve, çmimeve të larta dhe mirënjohjeve. Në takim morën pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
"Në këtë hapësirë prej kohësh nuk ka pasur kaq shumë zgjuarsi dhe dije. Nuk mund ta përshkruarj se sa krenare ndihem kur shkoj diku dhe më pyesin - sa matematicient ka në atë shtet të vogël, sepse gjithmonë talentet tona kthehen nga garat me çmimet e para. Pastaj në fizikë, në intelegjencë artificiale... Ju uroj edhe shumë çmime të tjera, jo që të mburremi ne, por që ky shtet të mund të ecë përpara", tha presidentja Siljanovska-Davkova.
Siç tha ajo, nuk ka ditë më të mirë në prag të 8 shtatorit, sesa të mblidhen më të zgjuarit dhe më të vlerësuarit me çmime

Edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska nxënësve të talentuar u tha se jo rastësisht pikërisht sot, para festës së madhe të 8 shtatorit "jeni këtu që t'ju shprehim mirënjohjen tonë".
"Jam shumë e lumtur që çdo vit jeni gjithnjë e më shumë në numër. Ne krenohemi me ju, edhe pse krenaria është e juaja. Por, meqë jeni të zgjuar, na lejoni edhe neve ta ndajmë me ju gëzimin dhe krenarinë tuaj", tha Janevska.
Ajo theksoi se MASH-i dhe kjo Qeveri do të përpiqen "në çdo mënyrë të mundshme t'ju mundësojmë që, me aftësitë tuaja, të arrini atje ku mundeni". qa/
Foto: MIA