Siljanovska-Davkova do të mbajë fjalim në konferencën ndërkombëtare të Unionit Panevropian të Maqedonisë së Veriut
- Presidentja Goradana Siljanovska-Davkova, sonte, në orën 19, do të mbajë fjalim në hapjen e konferencës ndërkombëtare me titull. "E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor: Integrimi politik, bashkëpunimi rajonal dhe rezistenca ekonomike në kohë sfidash globale".
Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Presidentja Goradana Siljanovska-Davkova, sonte, në orën 19, do të mbajë fjalim në hapjen e konferencës ndërkombëtare me titull. "E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor: Integrimi politik, bashkëpunimi rajonal dhe rezistenca ekonomike në kohë sfidash globale".
Konferenca organizohet nga Unioni Panevropian i Maqedonisë në bashkëpunim me Unioni Panevropian të Austrisë, Fondacioni “Oto fon Habsburg” dhe Instituti i Rajoneve të Evropës nga Salzburg.
Në hapjen solemne do të mbajnë fjalim presidenti i Unionit Panevropian i Maqedonisë së Veriut, Andrej Lepavcov, kryetari i Unioni Panevropian Ndërkombëtar, Pavo Barishiq, ambasadori i Austrisë, Martin Pamer, kryetari i Unioni Panevropian i Austrisë, Rajnhard Kloçek, Shtefan Habek nga Instituti i Rajoneve të Evropës, dhe Amer Kapetanoviq, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s