Siljanovska- Davkova - Varns: Partneritetin strategjik amerikano-maqedonas dhe aleanca në NATO janë të rëndësishme për stabilitetin në kohëra të sfidave të sigurisë
- Marrëdhëniet ndërkombëtare, situatat në NATO, BE dhe rajon, si dhe proceset reformuese në vendin tonë ishin temat për të cilat në takimin e sotëm kanë diskutuar presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Nikol Varns, ushtruese e detyrës shefe eë misionit në Ambasadën e SHBA-së.
Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA) - Marrëdhëniet ndërkombëtare, situatat në NATO, BE dhe rajon, si dhe proceset reformuese në vendin tonë ishin temat për të cilat në takimin e sotëm kanë diskutuar presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Nikol Varns, ushtruese e detyrës shefe eë misionit në Ambasadën e SHBA-së.

"Bashkëbisedueset u përqendruan në çështjet maqedonase: proceset reformuese në gjyqësor, digjitalizimin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore. Për ta, modeli gjithëpërfshirës i vendimmarrjes dhe meritokracia në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe veçanërisht në sistemin arsimor dhe në rekrutimin e administratës shtetërore dhe publike në nivelin më të lartë janë thelbësore, jo vetëm për integrimin tonë evropian, por edhe për prosperitetin e vendit. Në kohë sfidash dhe rreziqesh sigurie, për të dyja palët, partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni, si dhe aleanca në NATO, janë të rëndësishme për stabilitetin", thuhet në komunikatën e Kabinetit të Siljanovska-Davkovës.
Presidentja shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me të njëjtën dinamikë dhe përkushtim si me ambasadoren e mëparshme të SHBA-së.

"Ambasadorja konfirmoi gatishmërinë e SHBA-së për të promovuar marrëdhënie miqësore, duke përshëndetur deklaratën e përbashkët të harmonizuar paradokohe mbi kornizën për Marrëveshjen e ardhshme për tregti të drejtë, reciproke dhe të balancuar, si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Siljanovska-Davkova dhe Varns presin që Plani i veprimit të konkretizojë një numër projektesh në interes të qytetarëve", njoftoi Kabineti i Siljanovska-Davkovës. mb/
Foto: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut