Siljanovska - Davkova: Rruga drejtë BE-së është "maratonë me pengesa", pa bazë në të drejtën evropiane
- – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova vlerësoi se rruga e integrimeve evropiane e Maqedonisë nuk është vetëm proces i gjatë, por “maratonë me pengesa, që nuk ka bazë në të drejtën evropiane”.
Zagreb, 24 mars 2026 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova vlerësoi se rruga e integrimeve evropiane e Maqedonisë nuk është vetëm proces i gjatë, por “maratonë me pengesa, që nuk ka bazë në të drejtën evropiane”.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media në Zagreb pas takimit me homologun kroat Zoran Millanoviq, ajo theksoi se është e befasuar nga paralajmërimet se raportuesi Tomas Uajc për të dytën herë përgatit raport dhe kërkon nga shërbimi juridik i Këshillit interpretim të Protokollit të dytë në lidhje me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Siljanovska – Davkova theksoi se në marrëveshjen nga viti 2017 nuk ka asnjë fjalë për ndryshime kushtetuese duke potencuar se çështjet e tilla nuk mund të vendosen përmes protokolleve të dakorduara ndërmjet ministrave, pas ratifikim në parlament.
“Nuk mundet dy ministra të Punëve të Jashtme në rolin e konsujve të ndryshojnë marrëveshje. Kjo është në kundërshtim me parimet juridike”, theksoi ajo duke shtuar se nuk e ka të qartë si dispozita të tilla u bënë pjesë e kornizës negociuese me BE-në.
Ajo theksoi se çështjet për pakicat dhe politika gjuhësore nuk janë rregulluara në nivel të Bashkimit Evropian por janë e drejtë sovrane e shteteve, dhe vlerësoi se në këtë rast me Maqedoninë ka lëshime nga këto parime.
Presidentja shtoi se faji nuk është vetëm evropian dhe i jashtëm, nuk është vetëm burokrat, por është edhe i yni.
“Kjo është varur edhe nga politikanë maqedonas, të cilat sipas gjitha gjasave në mendonin në mënyrë naive se me këtë do të përfundojë historia e trishtuar e maratonës dhe do të fillojë epokë e re evropiane. Por nuk është kështu”, tha Siljanovska – Davkova.
Sipas saj, ekziston rrezik që përmes protokolleve të hapen çështje të reja, të cilët nuk kanë lidhje me Kriteret e Kopenhagës, por përfaqësojnë përzierje në punët e brendshme të shtetit. fc/
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska – Davkova