• среда, 15 април 2026

Siljanovska Davkova për vizitë zyrtare në Kroaci, takime me Milanoviqin dhe Plenkoviqin

Siljanovska Davkova për vizitë zyrtare në Kroaci, takime me Milanoviqin dhe Plenkoviqin

Zagreb, 24 mars 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Zagreb, me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidenti kroat Zoran Milanoviq.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, është parashikuar takim tet-a-tet mes dy presidentëve, si dhe takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.

Presidentja e Maqedonisë do të realizojë takim edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Është parashikuar presidentja Siljanovska Davkova të vendosë kurorë në Monumentin e atdheut, ndërsa në parkun e qytetit "Bundek", do të vendosë kurorë lulesh në bustin përkujtimor të Blazhe Koneskit.

Në Qendrën Informative Kulturore të Maqedonisë në Zagreb presidentja do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës "Dokumentet arkivore" të artistes së Maqedonisë, Zhaneta Vangeli. sa/

Foto: MIA arkivi 

Остани поврзан