• среда, 01 април 2026

Siljanovska Davkova dhe Milatoviq do të mbajnë ligjëratë në Fakultetin Juridik pranë USHCM

Siljanovska Davkova dhe Milatoviq do të mbajnë ligjëratë në Fakultetin Juridik pranë USHCM

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend, sot do të mbajnë ligjëratë të përbashkët në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" " pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup.

Presidentja Siljanovska Davkova e priti dje Milatoviqin me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni në Vilën "Vodno", e më pas pasoi një takim tet-a-tet dhe konferencë e përbashkët për shtyp, nga e cila të dy presidentët dërguan mesazhin për një vizion të përbashkët për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë të integruar në BE me fokus në bashkëpunimin rajonal.

Milatoviç theksoi se të dy vendet i lidh edhe afërsia e thellë historike e konfirmuar me solidaritet dhe mbështetje të ndërsjellë.

"Po dërgojmë mesazhe të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së fqinjësisë së mirë. E vlerësojmë faktin se Maqedonia e Veriut ishte ndër vendet e para që njohu Malin e Zi dhe kjo u bë një bazë e fortë për zhvillimin e marrëdhënieve tona bilaterale dhe diplomatike", theksoi Milatoviqi.

Ai shprehu besimin se në vitet në vijim të dy vendet do të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie jo vetëm të qëndrueshme në nivelin politik, por edhe vërtet të ngushta midis qytetarëve tanë.

"Dhe pikërisht në këtë afërsi qëndron forca e partneritetit dhe miqësisë sonë të shkëlqyer dhe siguria se së bashku do të ndërtojmë një rajon më të mirë në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën tonë evropiane", tha Milatoviq.

 

null

Thekson se pikërisht perspektiva evropiane e të dy vendeve zë një vend të veçantë me çka Mali i Zi mbështet fuqishëm rrugën evropiane të vendit.

"Tek ne ky vend do të ketë gjithmonë një aleat dhe mbështetje të plotë. Ne kemi si qëllim të bëhemi shteti i 28-të anëtar i BE-së dhe në këtë mënyrë të tregojmë se perspektiva evropiane e këtij rajoni nuk është vetëm një ëndërr, por realitet", theksoi Milatoviqi.

Presidentja Siljanovska Davkova, nga ana tjetër theksoi se ajo dhe kolegu i saj konfirmuan se janë një shembull i shkëlqyer i fqinjësisë së mirë rajonale, një shembull i mirë i bashkëpunimit brenda NATO-s dhe takimi i sotëm forcon më tej besimin.

Ajo theksoi se vizioni i përbashkët është një rajon i qëndrueshëm dhe prosperues i integruar në BE, ndërsa Samiti BE-Ballkani Perëndimor, siç tha ajo i cili do të mbahet në Mal të Zi, është dëshmi se çështja e anëtarësimit të rajonit nuk është vetëm çështje që lidhet me të ardhmen, por çështje që duhet dhe mund të bëhet realitet.

 

null

"Integrimi i plotë i të gjithë Ballkanit është i nevojshëm që BE të jetë vërtet një bashkësi që frymëzon dhe është e plotë. Bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm detyrimi ynë, por edhe një e drejtë dhe se mbështetja e ndërsjellë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për mua është imperativ. Nëse nuk respektohemi me njëri-tjetrin, ne vetë e bëjmë më të vështirë rrugën drejt BE-së", theksoi Siljanovska Davkova.

Në kuadër të vizitës zyrtare dje u nëshkrua Memorandumi i bashkëpunimit midis këshillave rinore pranë Kabineteve të të dy presidentëve. ls/ 

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан