Sikorski: Mbrojtja nga agresioni i mundshëm rus do të kushtonte 1,2 bilionë euro
- Mbrojtja e krahut lindor të NATO-s në rast të agresionit potencial rus do të kushtonte së paku 1,2 bilionë euro, deklaroi sot ministri polak i Punëve të Jashtme, Radosllav Sikorski.
Varshavë, 26 shkurt 2026 (MIA) - Mbrojtja e krahut lindor të NATO-s në rast të agresionit potencial rus do të kushtonte së paku 1,2 bilionë euro, deklaroi sot ministri polak i Punëve të Jashtme, Radosllav Sikorski.
"Mbrojtja e vendeve nga krahu lindor i NATO-s në rast të një agresioni potencial rus do të kushtonte së paku 1,2 bilionë euro, që është 24 herë më shumë nga buxheti polak për mbrojtje", u tha Sikorski deputetëve gjatë fjalimit në Parlamentin polak.
Siç vlerësoi, "vetëdija për rrezikun mund të paralizojë apo të mobilizojë".
"Të gjithë e dimë kërcënimin. Situata është serioze. Nuk mund të lejojmë paralizë. Pasiviteti apo mbështetja tek të tjerët është thirrje për eskalim. E njejta vlen edhe për komentet se kjo nuk është lufta jonë", tha Sikorski. ab/
Foto: МIА arkivi