Sijarto: Nëse BE-ja nuk përzihej në procedurat e Trampit, lufta në Ukrainë do të kishte mbaruar tashmë
- Konflikti në Ukrainë do të kishte mbaruar tashmë nëse evropianët nuk do t'i kishin kundërshtuar aspiratat paqësore të presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi mbrëmë shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto.
Tbilis, 9 shkurt 2026 (MIA) - Konflikti në Ukrainë do të kishte mbaruar tashmë nëse evropianët nuk do t'i kishin kundërshtuar aspiratat paqësore të presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi mbrëmë shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto.
"Nëse evropianët nuk do t'i kishin penguar përpjekjet e presidentit amerikan Tramp, jam i bindur se paqja në Ukrainë do të arrihej për pak më shumë se një vit. Nga vetë fillimi, evropianët e konsideronin këtë luftë të tyre. Ata thonë: "Kjo është lufta jonë". Në fakt, kjo nuk është lufta jonë", tha Sijarto në intervistën për kanalin televiziv gjeorgjian Rustavi 2.
Sipas tij, në Evropë mbretëron "një fanatizëm ushtarak", dhe evropianët nuk janë të interesuar për arritjen e marrëveshjes mes Rusisë dhe SHBA-së për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.
"Brukseli, Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore evropiane hapur i minojnë përpjekjet paqësore dhe nuk është në interes të tyre që amerikanët dhe rusët të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të arrinte paqe në Ukrainë", tha Sijarto. sa/
Foto: MIA arkivi