Sijarto kërkon nga BE-ja që "menjëherë" ta heq ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus, për të parandaluar rritjen e çmimeve të energjetikës
- Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, i bëri thirrje sot Bashkimit Evropian që të heqë "menjëherë" ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus, ndërsa Evropa përballet me një goditje të re të rëndë për çmimet e energjetikës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Budapest, 9 mars 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, i bëri thirrje sot Bashkimit Evropian që "menjëherë" ta heq ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus, ndërsa Evropa përballet me një goditje të re të rëndë për çmimet e energjetikës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Ai në platformën Iks publikoi se është në rrezik “një pjesë e madhe e furnizimit global me energjetikës”, me Evropën veçanërisht të ekspozuar për shkak të ndalimit të mëparshëm të BE-së për importet e energjisë nga Rusia.
"Tani furnizimi global në mënyrë shtesë është zvogëluar për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa kur furnizimi zvogëlohet, çmimet rriten, kështu që Evropa kërcënohet me një rritje dramatike të çmimeve, potencoi Sijarto.
Ai e paralajmëroi Brukselin se nëse i mban sanksionet, kjo do të "dëmtojë seriozisht popullin dhe ekonominë evropiane".
Sijarto potencoi se politika evropiane duhet të udhëhiqet nga mbrojtja e interesave të qytetarëve, ndërsa jo nga ideologjia. rq/
Foto: Iks