Sijarto: BE duhet të ndjek shembullin e SHBA-së për heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse
- Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, deklaroi se SHBA-ja ka pezulluar sanksionet ndaj transportit detar të naftës ruse, por se Bashkimi Evropian nuk e ka ndjekur shembullin e tyre, që, sipas tij, po nxit më tej rritjen e çmimeve të energjisë në Evropë, transmeton Anadollu.
Budapest, 13 mars 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, deklaroi se SHBA-ja ka pezulluar sanksionet ndaj transportit detar të naftës ruse, por se Bashkimi Evropian nuk e ka ndjekur shembullin e tyre, që, sipas tij, po nxit më tej rritjen e çmimeve të energjisë në Evropë, transmeton Anadollu.
Sijarto kritikoi Brukselin për atë që ai e quajti refuzim për të lehtësuar kufizimet që pengojnë naftën ruse të kthehet në tregun evropian.
Ai tha se Komisioni Evropian “vazhdon të kërcejë sipas melodisë së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski”, duke aluduar se Bashkimi Evropian (BE) po mban sanksione pavarësisht presionit në rritje në tregun e energjisë.
Ai, gjithashtu, paralajmrëoi se lufta në Lindjen e Mesme, së bashku me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, tashmë po redukton furnizimet globale të naftës, duke çuar në çmime më të larta.
"Nëse sasia e diçkaje ulet, çmimi rritet", tha ai, duke theksuar se Evropa është më e goditura, pasi dhe ndërprerjet e furnizimit në Lindjen e Mesme dhe ndalesa ruse e energjisë po rrisin çmimet e karburantit në të gjithë kontinentin.
Sijarto deklaroi se çmimet e naftës në disa vende evropiane tashmë i kalojnë 800 forinta (2.10 euro) për litër, ndërsa çmimet e derivateve po rriten edhe në vendet fqinje.
Ai nënvizoi se pezullimi i sanksioneve, i ngjashëm me vendimin e SHBA-së, do të ndihmonte në stabilizimin e çmimeve, duke theksuar se Hungaria do të vazhdonte të mbronte sovranitetin e saj dhe të mbronte familjet nga rritja e çmimeve. Nafta ruse, beson ai, duhet të kthehet në tregun evropian për të kufizuar rritjen e çmimeve. rq/
Foto: EPA