Si-En-En: Sipas vlerësimeve jo të plota të Pentagonit, lufta kundër Iranit deri tani ka kushtuar rreth 25 miliardë dollarë
- Pentagoni ka vlerësuar se kostoja e luftës kundër Iranit deri tani ka arritur në rreth 25 miliardë dollarë, por ky vlerësim nuk përfshin kostot e mundshme të rindërtimit të bazave ushtarake amerikane të dëmtuara në rajon. Siç bën të ditur Si-En-En, kostoja totale mund të arrijë midis 40 dhe 50 miliardë dollarë kur llogaritet riparimi i infrastrukturës dhe zëvendësimi i pajisjeve të shkatërruara.
Nju Jork, 30 prill 2026 (MIA) - Pentagoni ka vlerësuar se kostoja e luftës kundër Iranit deri tani ka arritur në rreth 25 miliardë dollarë, por ky vlerësim nuk përfshin kostot e mundshme të rindërtimit të bazave ushtarake amerikane të dëmtuara në rajon. Siç bën të ditur Si-En-En, kostoja totale mund të arrijë midis 40 dhe 50 miliardë dollarë kur llogaritet riparimi i infrastrukturës dhe zëvendësimi i pajisjeve të shkatërruara.
Në fazat e hershme të konfliktit, Irani nisi sulme ndaj disa objekteve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, duke përfshirë bazat në Bahrein, Kuvajt, Irak, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.
Zyrtari i Pentagonit, Xhuls Herst i ka thënë Kongresit se pjesa më e madhe e 25 miliardë dollarëve u shpenzua për municion, ndërsa Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pit Hegset nuk ka precizuar nëse shuma përfshinte koston e rindërtimit të bazave.
Sipas burimeve në të cilat thirret Si-En-En, Pentagoni e informoi më parë Kongresin se lufta në ditët e para ka kushtuar rreth 11 miliardë dollarë, ndërsa po shqyrtohet financimi shtesë që mund të kalojë 200 miliardë dollarë.