• петок, 20 февруари 2026

Sibiha: Është joreal përfundimi i luftës në Ukrainë pa Trampin

Sibiha: Është joreal përfundimi i luftës në Ukrainë pa Trampin

Munih, 14 shkurt 2026(MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha në Konferencën e sigurisë në Munih deklaroi se përfundimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është "joreal" pa presidentin amerikan, Donald Tramp.

Ai në panelin "Në fokus - garancat e sigurisë për Ukrainën" theksoi se në Abu Dabi u mbajtën tre raunde bisedimesh në formatin trepalësh - Ukrainë, SHBA, Rusi.

"Përparojmë. Dhe u jemi falënderues miqve tnaë amerikanë, sepse pa Trampin nuk është reale ta përfundojmë luftën. Nën lidershipin amerikan, mund të arrijmë përparim, por në të njejtën kohë duhet të vazhdojmë t'i bëjmë presion Rusisë", theksoi Sibiha.

Sipas tij, Rusia nuk po tregon gatishmëri për negociata serioze.

"Në vend të kësaj, pala ukrainase ka propozime të realizueshme. Atë që e kemi tani është se amerikanët janë të përfshirë në proces, që është gjë e shkëlqyeshme. Nën lidershipin personal të Trampit, kemi mundësi t'i përshpejtojmë përpjekjet paqësore. Ukraina është e gatshme me propozimet e veta zbatuese. Gjithsesi, nuk ka marrëveshje paqësore në llogari të integritetit tonë territorial dhe sovranitetit", theksoi Sibiha.

Ai, gjithashtu, shfaqi shpresë se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të fokusohet në aksion, dhe jo në retorikë.

Nuk bëhet fjalë për vetë procesin, tani është koha për aksion dhe hapa konkret, theksoi Sibiha. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан