Shërbimet e internetit në Iran janë mbyllur pothuajse tërësisht
- Shërbimet e internetit në Iran janë ndërprerë pothuajse tërësisht pas fillimit të sulmeve amerikane dhe izraelite, njoftoi sot grupi për ndjekjen e internetit NetBloks.
Londër, 28 shkurt 2026 (MIA) - Shërbimet e internetit në Iran janë ndërprerë pothuajse tërësisht pas fillimit të sulmeve amerikane dhe izraelite, njoftoi sot grupi për ndjekjen e internetit NetBloks.
"Konfirmuar: Të dhënat e rrjetit tregojnë se shërbimet e internetit në Iran janë ndërprerë pothuajse plotësisht. Incidenti po ndodh në një kohë të operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite dhe është në përputhje me masat e përdorura gjatë luftës së vitit të kaluar me Izraelin", njoftoi grupi, raportoi En-Bi-Si Njuz.
Autoritetet nuk i kanë ndërprerë plotësisht lidhjet e internetit për gati tre javë për shkak të protestave masive në të gjithë Iranin.
Sinjalet e celularëve janë ndërprerë në disa pjesë të Teheranit, raportoi sot agjencia gazetareske gjysmëzyrtare Mehr. sa/
foto: Printskrin