Shuhet zjarri në Teatrin Sanxaro në Napoli, katër persona të lënduar, ndërsa 60 janë evakuuar
- Zjarri që shpërtheu sot në qendër të Napolit, duke përfshirë teatrin Sanxaro është shuar, ku katër persona thithën tym, njoftoi Shërbimi kundër zjarreve.
Napoli, 17 shkurt 2026 (MIA) - Zjarri që shpërtheu sot në qendër të Napolit, duke përfshirë teatrin Sanxaro është shuar, ku katër persona thithën tym, njoftoi Shërbimi kundër zjarreve.
Të paktën 60 persona janë evakuuar, kupola e teatrit është shembur, flakët kanë dëmtuar edhe ndërtesat fqinje dhe siç raportohet, zjarri ndoshta është shkaktuar nga një shkëndijë e shkurtër, raporton gazeta "Stampa".
Zjarrfikësit ndërhynë shpejt, ndërsa disa persona u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit dhe gjendja e tyre nuk është kritike, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Pronarja dhe drejtoresha artistike e teatrit, Lara Sansone arriti në vendngjarje dhe shpërtheu në lot.
Zjarri në teatër i cili konsiderohet si një simbol historik dhe kulturor i Napolit u shua nga disa brigada zjarrfikëse, raporton "Stampa", duke shtuar se ende nuk dihet se sa pjesë e sipërfaqes së brendshme është prekur nga zjarri. Dëmi në strukturë është i gjerë, dhe rrugët përreth teatrit janë ende të mbyllura.
Foto: ANSA