Shtëpia e Bardhë: Trampi nesër do ta shfuqizojë Ligjin për luftë kundër ndryshimeve klimatike
- Presidenti amerikan Donald Tramp, nesër do ta shfuqizojë ligjin nga koha e presidentit Barak Obama, që ka shërbyer si bazë për luftën kundër emsioneve të gazrave të qelqta në SHBA, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit.
Uashington, 11 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, nesër do ta shfuqizojë ligjin nga koha e presidentit Barak Obama, që ka shërbyer si bazë për luftën kundër emsioneve të gazrave të qelqta në SHBA, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit.
Presidenti amerikan me këtë do ta "formalizojë shfuqizimin" e ligjit nga viti 2009, i njohur si ligji për "zbulimin e kërcënimit", deklaroi Livit para gazetarëve, duke shtuar se heqja e ligjit do t'u mundësojë amerikanëve të kursejnë para.
I dënuar ashpër nga shkencëtarët dhe ekologjistët, kthesa e tillë do t'i shkaktojë goditje të madhe veprimit klimatik të SHBA-së, kontribuesi më i madh botëror për emisionet e ngrohjes globale.
I miratuar në mandatin e ish presidentit demokratik Barak Obama, ligji parashikon se gjashtë gazrat e qelqtë janë të rrezikshëm për shëndetin publik dhe prandaj bien brenda fushëveprimit të ndotësve të rregulluar nga Agjencia për mbrojtjen e mjedisit jetësor të SHBA-së (EPA).
Miratimi i tij e hapi rrugën për një numër të madh të rregulloreve federale të kahëzuara drejt kufizimit të emisioneve të këtyre gazrave që e ngrohin atmosferën (CO2, metani dhe të tjera), duke filluar nga kamionët dhe automobilat, të cilat lëshojnë dioksis karboni gjatë djegies së benzinës.
Prandaj, shfuqizimi i tij do t'i jepte fund shfuqizimeve të emisioneve të destinuara për automjete dhe do t'i lejonte administratës së Trampit të shfuqizojë një numër të madh të rregulloreve tjera, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me elektranat, njoftuan mediat amerikane.
Administrata e Trampit, një mbështetës i fortë i naftës dhe qymyrit, me muaj të tërë bën përpjekje ta përmbysë vendimin dhe rregulloret që dalin nga ajo, në zhgënjim të madh të shumë shkencëtarëve të cilët e dënojnë vendimin në kundërshtim me shkencën dhe interesin publik.
"Dëshmitë shkencore për ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe pasojat e tyre ishin të paqarta në vitin 2009, ndërsa prej atëherë u bënë edhe më alarmante dhe bindëse", thanë më shumë se 1.000 shkencëtarë dhe ekspertë në letrën publike në korrik.
Qeveria e SHBA-së nga ana e saj, e ul rolin e aktivitetit njerëzor në ndryshimet klimatike dhe pohoi se gazrat e qelqta nuk duhet të trajtohen si ndotës në kuptimin tradicional, sepse efektet e tyre ndaj shëndetit të njerëzve janë indirekte dhe globale, ndërsa jo lokale.
Ai gjithashtu beson se shfuqizimi i tillë do të ndihmojë të ulen shpenzimet për automobila të rinj, pas shumë viteve rritje të çmimeve nga pandemia e koronavirusit. sa/
Foto: MIA arkivi