• понеделник, 02 март 2026

Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Bejrut, 1 mars 2026 (MIA) - Shpërthime u dëgjuan përsëri sot në shtetet arabe të Gjirit, pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, në sulmet amerikano-izraelite.

Dëshmitarë në kryeqytetin e Katarit, Doha njoftuan se në mëngjes kanë dëgjuar disa shpërthime të forta. Kanali informativ i Katarit "Al Xhezira" njoftoi për të paktën 11 shpërthime në Doha.

Shpërthime u raportuan edhe në Manama, kryeqyteti i Bahreinit. Dëshmitarët njoftuan se kanë dëgjuar të paktën katër shpërthime të forta. Në këtë kontekst, në rrjetet sociale u shpërndanë pamje nga një hotel i qëlluar dhe i dëmtuar në Manama. Ato fillimisht nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, thekson DPA.

Teherani i sulmoi bazat ushtarake amerikane në rajon disa herë pas fillimit të sulmeve të djeshme amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Në vendet arabe të Gjirit ka mijëra ushtarë amerikan. sa/

Foto: DPA

Остани поврзан