Shtetet e BE-së do të njoftohen me propozimet e KE-së për sanksione shtesë kundër Rusisë
- – Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të njoftohen sot me propozimet e Komisionit Evropian për sanksione shtesë kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, theksoi zëdhënësi i KE-së, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për media.
Bruksel, 9 shkurt 2026 (MIA) – Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të njoftohen sot me propozimet e Komisionit Evropian për sanksione shtesë kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, theksoi zëdhënësi i KE-së, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për media.
Ai theksoi se janë të mundshme ndryshime në propozimin fillestar dhe se përsëri do të nevojitet unanimitet për vendimin.
“Shpresojmë që shumë shpejt do të kemi vendim”, shtoi zëdhënësi.
Sipas tij, Komisioni ndërmori masa për plotësimin e vrimave të cilat qojnë drejt përfundimit të sanksioneve.
“E shqyrtojmë këtë çështje shumë seriozisht. Zbatimi i sanksioneve është detyrim i vendeve të BE-së”, sqaroi zëdhënësi.
Ai shfaqi shpresë se propozimi për ndalesë të tregtisë me naftën ruse do të mbështetet nga të gjitha vendet e G7 që të ketë efekt më të madh, pasi SHBA-ja para pak kohësh nuk iu bashkëngjit masave të përbashkëta të grupit të shtatë demokracive më të zhvilluara ekonomike në këtë kuptim.
Vetëm vitin e kaluar, të ardhurat nga nafta dhe gazi rus u ulën për 25 për qind, duke arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha zëdhënësi. Shtoi se inflacioni në Rusi është i lartë dhe se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë nga sanksionet, edhe pse mund të ketë edhe faktorë të tjerë.
KE propozoi më 6 shkurt të zgjerojë sanksionet kundër Rusisë në fushat e energjisë, shërbimeve financiare dhe tregtisë. Ai gjithashtu parashikon garanci më të forta ligjore për kompanitë e BE-së që të mbrohen nga shpronësimi në Rusi për shkak të vendimeve gjyqësore mbi sanksionet. Komisioni shprehu pritjet e tij që propozimi për të plotësuar listën e sanksioneve do të miratohet deri në përvjetorin e katërt të fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt. fc/
Foto: EPA