• четврток, 30 јануари 2025

Shtëpia e Bardhë: Trampi ka fuqi të pushojë "këdo" në administratë

Shtëpia e Bardhë: Trampi ka fuqi të pushojë

Uashington, 28 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp ka fuqi të pushojë këdo në administratën e tij, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë në një moment kur mbronte veprimet e tij për pushimin tronditës të 17 inspektorëve qeveritarë. 

“Ai është shef i pushtetit ekzekutiv, dhe për këtë ka fuqi të pushojë këdo nga pushteti ekzekutiv”, tha zëdhënësja e Trampit, Karolina Livit, për veprimin, për të cilin vlerësohet se është i jashtëligjshëm, informuan mediat amerikane. fc/

Fotografia: EPA

 

Остани поврзан