Shqipëria me Rezolutë e shpalli Iranin për sponsor shtetëror të terrorizmit, ndërsa IRCG-në dhe Hezbollahun për organizata terroriste
- Shqipëria do ta shpall Iranin si sponsor të terrorizmit, ndërsa Gardën revolucionare iraniane (IRCG) dhe Lëvizjen Hezbollah për organizata terroriste, me çka Shqipëria dakordohet me aleatët strategjikë, për çka Parlamenti do të miratojë Rezolutë javën e ardhshme.
Tiranë, 13 mars 2026 (MIA) - Shqipëria do ta shpall Iranin si sponsor të terrorizmit, ndërsa Gardën revolucionare iraniane (IRCG) dhe Lëvizjen Hezbollah për organizata terroriste, me çka Shqipëria dakordohet me aleatët strategjikë, për çka Parlamenti do të miratojë Rezolutë javën e ardhshme.
Këtë pasdite në konferencë për shtyp e deklaroi kryeministri Edi Rama, duke shtuar se ata nuk janë pionerë në këto hapa, pasi ka pasur aleatë që e kanë bërë këtë edhe më herët, por koha është edhe ata ta bëjnë këtë.
Menjëherë pastaj koordinatori i grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla konfirmoi se në emër të griupit të PS-së, ka parashtruar Draft-rezolutë, për të cilën shumica në pushtet ka për qëllim ta përkrah me votë në Kuvend, pavarësisht përkatësisë politike.
Kryeministri shqiptar përsëriti, siç tha, qëndrimin unik të Shqipërisë me aleatët strategjikë lidhur me çështjen e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, si dhe mbështetjen për vendet mike në rajonin e Lindjes së Mesme.
Shqipëria në fillim të shtatorit ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatë iranianë pasi akuzoi Iranin për kryerje të një sulmi masiv kibernetik ndaj institucioneve shtetërore në vend në verën e vitit të njëjtë.
Këto ditë, grupi iranian "Drejtësia e Atdheut" hakoi tërë komunikimin e Parlamentit shqiptar. bsh/
Foto: Printskrin