Shpërthim në Pakistan, të paktën dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 janë lënduar
- Të paktën dy persona e kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, ndërsa 12 persona të tjerë janë lënduar në shpërthimin që ndodhi sot në provincën veriperëndimore pakistaneze Hajber Pahtunhva, njoftuan autoritetet lokale.
Islamabad, 16 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën dy persona e kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, ndërsa 12 persona të tjerë janë lënduar në shpërthimin që ndodhi sot në provincën veriperëndimore pakistaneze Hajber Pahtunhva, njoftuan autoritetet lokale.
Shpërthimi ndodhi para portës kryesore të stacionit policor Mirxhan në rrethinën Banu rreth orës 10 sipas kohës lokale, deklaroi një zyrtar lokal i policisë.
Forcat e sigurisë dhe ekipet e shpëtimit i transportuan të lënduarit në spitalet e afërta, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje kritike, deklaroi zëdhënësi i shërbimit të shpëtimit. qa/
Foto: EPA